Milani i bashkohet garës për Lacazetten - Gazeta Express
string(39) "milani-i-bashkohet-gares-per-lacazetten"

Milani i bashkohet garës për Lacazetten

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 16:00

“Rossoneri” do t’i rivalizojnë klubet si Atletico Madrid, Barcelona e Newcastle për sulmuesin francez

Milani është futur në garë për Alexandre Lacazetten.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez pritet të largohet nga Arsenali në janar ose maksimumi në verën e ardhshme.

Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se futbollisti mund të përfundojë në Itali, përcjell “Gazeta Express”.

Megjithatë, “Rossoneri” duhet ta mposhtin konkurrencën e Atletico Madridit, Barcelonës dhe Newcastlet.

Të tria klubet ia kanë vënë syrin sulmuesit, të cilin duan ta angazhojnë verën tjetër.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e përfaqësuesit francez, i cili po e kalon sezonin e fundit në “Emirates Stadium”. /Gazeta Express/