Milani ka arritur marrëveshje për transferimin e Zachary Athekame si mbrojtës i djathtë.
Marrëveshja është arritur për një paketë totale prej 10 milionë eurosh plus është përfshirë një klauzolë prej 10% që do t’i takojnë Young Boys në shitjen e radhës eventuale të lojtarit nga “Rossoneri”.
Mbrojtësi i djathtë shumë shpejt do të udhëtojë drejt Milanos për t’ju nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën, njofton gazetari sportiv itlaian, njëherësh ekspert i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Athekame do t’i zëvendësojë të larguarit Kyle Walker dhe Emerson Royal, të cilët u larguan gjatë verës.
Ai do të arrijë tek Kuqezinjtë fill pas qendërmbrojtësit Koni De Winter, i cili u zyrtarizua së fundmi nga Milani.
Drejtori sportiv, Igli Tare po kryen punë të mrekullueshme në shitjen e lojtarëve me çmim të lartë dhe në sjelljen e lojtarëve me çmime të arsyeshme. /Gazeta Express