Milani e pret Parmën, në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës - Gazeta Express
string(62) "milani-e-pret-parmen-ne-kerkim-te-nje-vendi-ne-ligen-e-evropes"

Gazeta Express

15/07/2020 18:43

Milani e pret Parmën, në kërkim të një vendi në Ligën e Evropës

Gazeta Express

15/07/2020 18:43

Milani do t’i vazhdojë përpjekjet për ta siguruar një vend që dërgon në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, kur e pret Parmën në San Siro.

Kuqezinjtë janë nikoqir të Parmës në San Siro, në një ndeshje të javës së 33-të që nis në orën 19:30, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani është në pozitën e shtatë në renditjen e Serie A, me katër pikë më pak se Roma (5) dhe dy më pak se Napoli (6), dy pozita këto që dërgojnë në garën dytësore evropiane për klube.

Skuadra e Stefani Piolit është në një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa humbje, por lëshoi pikë në ndeshjen e fundit kur u ndal me një barazim 2:2 nga Napoli në një duel të drejtpërdrejt për Ligën e Evropës.

Djelmoshat e Piolit kërkojnë që sonte ta rigjejnë rrugën e fitores ndaj një skuadre që i ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.

Parma është në një ecuri tejet të dobët, por nuk i rrezikohet statusi në Serie A.

Formacionet zyrtare:

Milan: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia; Leao, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic

Parma: Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Grassi, Brugman, Kurtic; Kulusevski, Cornelius, Gervinho