Milani e nis me humbje në Serie A, mposhtet nga ekipi i inkuadruar këtë sezon - Gazeta Express
string(76) "milani-e-nis-me-humbje-ne-serie-a-mposhtet-nga-ekipi-i-inkuadruar-kete-sezon"

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 22:48

Milani e nis me humbje në Serie A, mposhtet nga ekipi i inkuadruar këtë sezon

Futboll

Gazeta Express

23/08/2025 22:48

Milani e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri në Serie A.

Kuqezinjtë pësuan humbje në shtëpinë e tyre 1:2 nga ekipi i inkuadruar këtë sezon në elitë, Cremonese.

Baschirotto kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pavlovic barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

E për fitoren e madhe të Cremoneses u përkujdes Bonazzoli që shënoi në minutën e 61-të.

Në Serie A debutimin e bëri edhe futbollisti shqiptar, Ardon Jashari, që u inkuadrua në lojë në minutën e 74-të.