Milani e mund Interin në garë për talentin portugez - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

07/06/2020 8:52

Milani e mund Interin në garë për talentin portugez

Futboll

Gazeta Express

07/06/2020 8:52

Milani duket ta ketë mposhtur Interin në garë për adoleshentin e talentuar të Benficas, Tomas Araujo.

Kuqezinjtë e janë vëzhguar qendërmbrojtësin portugez për disa muaj dhe kanë përshtypje shumë të mira për të, sipas mediave italiane, përcjell Gazeta Express.

Araujo është kapiten i ekipit të të rinjve të Benficas dhe ekipit kombëtar U19 të Portugalisë.

Ai ka kontratë me Benfican deri në qershor të vitit 2021, por klubi portugez është në bisedime për t’ia zgjatur atë, prandaj Milani shpreson se do të mundë ta shfrytëzojë këtë situatë.

Interi është klubi tjetër që ka shprehur interesimin për të, por thuhet se Milani e ka mundur rivalin e vet në garë për Araujon./Gazeta Express/