Milani ka një fije shprese për të kaluar tutje në Ligën e Kmapionëve.
Skaudra e Piolit e ka befasuar Atletico Madridin duke e mposhtur 1-0 midis Madridit, për t’i mbajtur gjallë shpresat për një biletë në mesin e 16 më të mirave n’Champions.
Messias shënoi golin e tri pikëve për italianët në minutën e 87’.
Falë këtyre tre pikëve, kuqezinjtë rihapin llogaritë për kualifikim dhe ngjiten në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin B, ndërsa para tyre shohin Porton me 5 pikë dhe Liverpoolin e kualifikuar me 15 pikë.
Gjasat më të mira për të shkuar tutje i ka Atletico pasi në sfidën e fundit do të përballet me Porton, derisa Milani me Liverpoolin. /Gazeta Express/