Milani e kompleton transferimin e Alessandro Florenzit - Gazeta Express
string(54) "milani-e-kompleton-transferimin-e-alessandro-florenzit"

Milani e kompleton transferimin e Alessandro Florenzit

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 22:08

AC Milan ka njoftuar zyrtarisht për kompletimin e transferimit të Alessandro Florenzit nga AS Roma.

Mbrojtësi italian ishte pjesë e “Rossonerëve” në sezonin e fundit në formë huazimi, por tani Milani ka blerë kartonin e tij – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampionët e Italisë njoftuan se Florenzi ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

31-vjeçari në sezonin e fundit regjistroi 30 paraqitje me fanellnën kuq e zi, teksa shënoi dy gola.

Klubi i Milanit gjithashtu bëri të ditur se Alessandro Florenzi do të vazhdojë të mbajë numrin “25” në fanellë. /Gazeta Express/