Milani e humb durimin me Leaon, do të dëgjojë ofertat për të - Gazeta Express
string(59) "milani-e-humb-durimin-me-leaon-do-te-degjoje-ofertat-per-te"

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 22:20

Milani e humb durimin me Leaon, do të dëgjojë ofertat për të

Futboll

Gazeta Express

16/03/2026 22:20

Raportimet po shtohen se shpërthimi i fundit i nervave nga Rafael Leão ka irrituar aq shumë drejtuesit e Milanit, saqë ata janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të përshtatshme për shitjen e tij.

Sulmuesi portugez ishte menduar të bëhej figura kryesore për të ardhmen e klubit pasi nënshkroi një kontratë të re, që e bëri lojtarin më të paguar në skuadër.

Ideja ishte që ai të merrte rolin e liderit dhe të piqej përfundimisht në “San Siro”.

Megjithatë, duke qenë se në qershor do të mbushë 27 vjeç dhe ende nuk ka treguar shenja të qarta ndryshimi në sjellje, drejtuesit po humbasin durimin.

Leão u largua shumë ngadalë nga fusha gjatë një zëvendësimi në humbjen ndaj Lazio, aq sa portieri Mike Maignan vrapoi nga porta drejt vijës anësore për ta shtyrë fizikisht jashtë fushës.

Më pas ai refuzoi edhe një përqafim qetësues nga trajneri Massimiliano Allegri.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, lojtari vazhdoi të shfrynte zemërimin ndaj shokut të skuadrës Christian Pulisic në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes.

Raportime të shumta nga “MilanNews”, “Tuttomercatoweb” dhe “Calciomercato” thonë se Milani është lodhur duke pritur që Leão të pjeket, duke e kuptuar tashmë se kjo është pjesë e personalitetit të tij dhe jo vetëm një sjellje e lidhur me rininë apo mungesën e përvojës.

Për këtë arsye, klubi nuk ka plan ta zgjasë kontratën e tij aktuale, e cila skadon në qershor 2028.

Madje, ndryshe nga sezonet e kaluara, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta serioze për shitjen e tij gjatë verës, me shpresën se klubet e Premierligës do të tregojnë interes.

Në të kaluarën, Leão është lidhur me klube si Paris Saint-Germain, Barcelona, Arsenali, Chelsea dhe Manchester Unitedi.

Statistikat e tij me Milanin janë 80 gola dhe 64 asistime në 284 ndeshje zyrtare, ndërsa çmimi i kërkuar për transferimin e tij pritet të jetë rreth 80-90 milionë euro./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement