Milani e Galatasaray pas Aubameyangut - Gazeta Express
string(37) "milani-e-galatasaray-pas-aubameyangut"

Milani e Galatasaray pas Aubameyangut

Futboll

Gazeta Express

01/06/2023 14:50

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të rikthehet në Barcelonë.

Sipas mediumit “The Evening Standard”, megjithatë Chelsea nuk dëshiron të qëndrojë duarthatë, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Katalunasit, në fakt po e shtyjnë sulmuesin gabonez ta zgjidhë kontratën e tij me “Blues” dhe ta marrë atë “gratis”.

Megjithatë, klubi londinez ndërkohë është duke biseduar me skuadra të ndryshme, të cilat mund të paguajnë për kartonin e lojtarit.

Në mesin e tyre janë edhe Milani, i cili synon ta rikthejë lojtarin në San Siro, dhe Galatasaray.

Mirëpo, klubet e kuqe do të kenë konkurrencë të fortë pasi ish-futbollistin e Borussia Dortmundit po e kërkojnë edhe klubet nga Arabia Saudite. /Gazeta Express/