Milani e blen mbrojtësin danez - Gazeta Express
string(30) "milani-e-blen-mbrojtesin-danez"

Gazeta Express

14/07/2020 21:45

Milani e blen mbrojtësin danez

Gazeta Express

14/07/2020 21:45

Milani ka arritur marrëveshje me Sevillën për mbrojtësin danez Simon Kjaer, i cili do të vazhdojë të qëndrojë në San Siro duke u bërë përfundimisht lojtar kuqezi.

Ish-mbrojtësi i Atalantës iu bashkua Milanit në janar si lojtar i huazuar dhe kuqezinjtë kanë vendosur ta shfrytëzojnë mundësinë në marrëveshjen me Sevillën për ta blerë atë përfundimisht për 3.5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani ka kohë deri nesër ta shfrytëzojë opsionin për ta blerë Kjaerin, por Sky Sport Italia raporton se dy palët janë pajtuar që përfaqësuesi i Danimarkës të qëndrojë në San Siro përfundimisht.

Kjaer i ka zhvilluar 14 ndeshje për Milanin që prej janarit dhe ka zënë vend kyç në skuadrën e Stefano Piolit.

Të gjitha detajet janë zgjidhur dhe 31-vjeçari do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Milanit së shpejti. /Gazeta Express/