Milani e përfundoi sezonin në Serie A në vendin e tetë, jashtë një pozite që të dërgon në garat europiane, dhe do të detyrohet ta nisë sezonin 2025/26 më herët se rivalët e tij.
Sezoni i ri i Milanit do të nisë para klubeve rivale të tij, me “Rossonerët” që do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit 2025/26 në mes të gushtit.
“Kuqezinjtë” nga Milani përfunduan në vendin e tetë në tabelën e Serie A, që do të thotë se do ta nisin rrugëtimin e Kupës së Italisë në raundin e dytë, raporton “Goal”.
Orari zyrtar dhe datat për Kupën e Italisë në sezonin e ri ende nuk janë caktuar, por raundi i dytë, në të cilin do të luajë Milani, do të luhet rreth datës 15 gusht.
Sezoni i ri në Serie A do të nisë më 24 gusht, por ndeshja e parë e Milanit do të jetë një javë më herët.
Nëse kualifikohet për 1/16 e finales, Milani do të luajë përsëri në mes të shtatorit, derisa 1/8 e finales luhet në janar.
Të gjitha ndeshjet e Kupës së Italisë – përveç gjysmëfinaleve – luhen me një ndeshje, derisa shkaku i pozicionimit të këtij sezoni, Milani do të luajë si mysafir ndeshjen e 1/8 së finales të sezonit të ri në Kupë – nëse kualifikohet./GazetaExpress/