Milani dhe Reali në bisedime për Diaz, Madridi kërkon 30 milionë euro - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 20:00

Milani dhe Reali në bisedime për Diaz, Madridi kërkon 30 milionë euro

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 20:00

Brahim Diaz është rrugës për t’u larguar përgjithmonë nga Real Madridi.

Sipas burimeve të GOAL, klubet janë në bisedime për ta rrëmbyer përgjithmonë Diazin, që shkëlqeu në vitin e parë në formë huazimi – Madridi kërkon 30 milionë euro për mesfushorin.

Ai iu bashkua Realit nga Manchester City për 17 milionë euro në janar të vitit 2019, duke i dhënë fund tri viteve me klubin anglez.

Mesfushori vuajti për të gjetur minuta nën urdhëratë e Zinedine Zidane, duke kaluar në formë huazimi te Milani në sezonin 2020/21, ku shkëlqeu gjatë kohës atje. Ai realizoi shtatë gola dhe dhuroi katër asiste në 39 paraqitje.

Diaz është kthyer në Real pas përfundimit të huazimit, dhe ka edhe katër vite kontratë me Madridin, por nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri, Carlo Ancelotti, që ka zëvendësuar Zinedine Zidane.

Goal nga burime të sigurta raporton se klubet janë në bisedime për 21-vjeçarin, për të cilin Reali kërkon 30 milionë euro dhe Milani do të tentojë që me negociata, të ulë kërkesën e Los Blancos. /Gazeta Express/