Milani dhe një klub tjetër i Serie A i vihen pas Immobiles - Gazeta Express
string(58) "milani-dhe-nje-klub-tjeter-i-serie-a-i-vihen-pas-immobiles"

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 11:47

Milani dhe një klub tjetër i Serie A i vihen pas Immobiles

Sport

Gazeta Express

14/06/2025 11:47

Milan dhe Fiorentina janë mes klubeve që po garojnë për të nënshkruar me legjendën e ish-Lazios, Ciro Immobile, i cili aktualisht luan për Besiktas në Superligën turke, sipas raporteve të së shtunës në Itali.

Immobile, tashmë 35 vjeç, ka edhe dy vite kontratë me klubin nga Stambolli, por raportet e fundit sugjerojnë se ai nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe se mund të largohet në prag të afatit kalimtar të verës.

Kjo pavarësisht faktit që ai ka realizuar 15 gola në 30 paraqitje në elitën e futbollit turk, pasi iu bashkua Besiktas-it si lojtar i lirë nga Lazio verën e kaluar.

Immobile, i cili renditet i teti në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Serie A me 201 gola, është objektiv për të dy klubet italiane, sipas Corriere dello Sport.

Sipas gazetës italiane, Fiorentina po shqyrton disa opsione për një sulmues që do të shërbente si mbështetje për Moise Kean-in, përfshirë edhe veteranin tjetër të Serie A, Edin Dzeko, i cili po ashtu ka kaluar dy sezonet e fundit në Turqi, me Fenerbahçen.

Shumëçka do të varet nga negociatat mes Fiorentinës dhe Dzekos, por raportet e fundit thonë se Immobile mbetet ende në konsideratë në Viola Park.

Gjithashtu, agjenti i Immobile-s, Marco Sommella, raportohet të ketë qenë së fundmi në “Casa Milan”, dhe Rossonerët mund të jenë të gatshëm t’i ofrojnë një marrëveshje sulmuesit me 57 paraqitje për kombëtaren italiane.