Me qëndrimin në La Liga tashmë të siguruar, Girona ka filluar të hedhë sytë nga e ardhmja dhe me të edhe nga merkatoja e transferimeve. Njëri nga emrat kyç në këtë kapitull të ri është Miguel Gutiérrez, mbrojtësi i majtë që ka qenë një lojtar thelbësor për ekipin katalanas gjatë dy sezoneve të fundit. Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, dhe sipas burimeve pranë klubit, Milani ka dalë fuqishëm në garë për shërbimet e tij.
Interesi i kuqezinjve është veçanërisht domethënës duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Theo Hernández, çka e bën Miguelin një nga kandidatët kryesorë për ta zëvendësuar. Girona do të mirëpriste një shitje për rreth 18 milionë euro, shumë kjo që do të mbulonte më shumë se katërfish investimin prej katër milionësh që ata bënë për ta marrë nga Real Madridi në vitin 2022.
Megjithatë, klubi madrilen nuk e ka humbur nga sytë ish-lojtarin e tyre të akademisë. Edhe pse nuk aktivizuan opsionin e riblerjes, ata ruajtën 50% të të drejtave për çdo shitje të ardhshme. Kjo do të thotë se nëse operacioni me Milanin për 18 milionë euro realizohet, Real Madridi do të përfitojë gjysmën e shumës.
Skuadra nga Anglia, Gjermania dhe Italia po ndjekin nga afër zhvillimet e negociatave, por aktualisht është Milani që ka marrë avantazhin. Ndërkohë, në Girona tashmë e pranojnë se do të jetë e vështirë ta mbajnë Gutíerrez përtej verës.