Milani ka shënuar fitoren e pestë sezonale në Serie A.
Kuqezinjtë triumfuan minimalisht 0:1 në udhëtim ndaj Monzas, në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit italian.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 43-të nga Tijani Reijnders, shkruan Gazeta Express.
Deri në fund ndeshjes më gola nuk pati dhe mysafirët iu gëzuan një fitoreje të rëndësishme.
Me këtë triumf, Milan tani ka 17 pikë në vendin e shtatë.
Në anën tjetër, Monza bie në pozitën e 18-të me tetë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/