Sipas raportimeve, Milan është i sigurt për sigurimin e shërbimeve të Kyle Walker këtë javë dhe ka rezervuar testet mjekësore për anglezin të martën ose të mërkurën.
Milan po finalizon bisedimet për të firmosur me Walker nga Manchester City dhe janë të gatshëm ta mirëpresin mbrojtësin me eksperiencë në huazim me mundësinë për ta blerë.
Sipas raportit të fundit nga Calciomercato.com, Walker është në bisedime të drejtpërdrejta me gjigantët e Premier League, duke shpresuar të bindë klubin që të ndërpresë kontratën e tij dhe t’i lejojë të kalojë në San Siro me transferim të lirë.
Anglezi ka ende 18 muaj në kontratën e tij me Manchester City.

Megjithatë, nëse Pep Guardiola i bllokon kalimin e lirë të Walker, Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë 1 milion euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit, duke shtuar një mundësi blerjeje për 5 milion euro.
Sipas Calciomercato.com, Milan shpreson të arrijë një marrëveshje për Walker sot, që të mundësohet që 34-vjeçari të fluturojë në Milano për t’u nënshtruar testeve mjekësore të martën ose të mërkurën.
Raporti thotë se Rossonerët kanë rezervuar tashmë testet mjekësore për Walker në klinikën private La Madonnina në Milano për një nga këto dy ditë. /GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...