Milan e kanë gati ofertën për Chelsea për Ziyech - Gazeta Express
string(48) "milan-e-kane-gati-oferten-per-chelsea-per-ziyech"

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 15:19

Milan e kanë gati ofertën për Chelsea për Ziyech

Futboll

Gazeta Express

08/12/2022 15:19

Sipas La Gazzetta Dello Sport, Milan janë gati ta bëjnë ofertën e parë për ta marrë në radhët e tyre Ziyechin nga Chelsea, e që është huazim me opsion blerjen për 15 milionë euro

Kuqezinjtë janë duke e përcjellë që një kohë të gjatë marokenin, i cili është duke shkëlqyer me Kombëtaren e tij në Katar.

Lexo Edhe:

Siç shkruan La Gazzetta Dello Sport, “Diavoli” do të bëjnë përpjekje për të nënshkruar me sulmuesin e krahut të Chelsea në janar. Plani është që ata ta marrin Ziyechin në huazim me opsion blerjen në një pako që kushton rreth 15 milionë euro.

Ylli i Marokut dëshiron që t’i bashkohet Milanit ku ai mund të këtë më shumë minuta të luajtur se në Stamford Bridge dhe at është raportuar që ata dëshirojnë që ta paguajnë gjysmë  për gjysmë pagën e tij prej 6 milionë euro nëse ai kalon në janar të Kuqezinjtë.

Milan mund të ofrojë vetëm 4-4.6 milionë euro për sezon dhe paga mund të rritet duke ju falënderuar “Dekretit të Rritjes”, e cila gjë lejon Kuqezinjtë që të kursejnë para nga taksat.

29 vjeçari ka qenë synim i gjigantëve të Serie A edhe para se Paolo Maldini dhe Ricky Massara të nënshkruajnë me Charles De Ketelaere nga Club Brugge për €32m plus bonuse. /GazetaExpress/