Milan e fiton derbin me Napolin, merr kryesimin në Serie A - Gazeta Express
string(57) "milan-e-fiton-derbin-me-napolin-merr-kryesimin-ne-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 22:49

Milan e fiton derbin me Napolin, merr kryesimin në Serie A

Futboll

Gazeta Express

28/09/2025 22:49

Milan ka shënuar fitore të madhe në derbi ndaj Napolit në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan ngushtë 2:1 ndaj kampionit në fuqi, në kuadër të javës së pestë në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Saelemaekers kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e tretë, pas një depërtimi dhe asistimi të bukur nga Pulisic.

Pikërisht, amerikani ishte realizator në golin e dytë të shënuar në minutën e 31-të.

Estupinan mori direkt karton të kuq në minutën e 57-të, duke e lënë Milanin me një futbollist më pak në fushë.

Por, epërsinë numerikë nuk e shfrytëzoi Napoli, teksa shënoi vetëm një gol në vazhdim.

Ishte De Bruyne që shënoi nga penalltia në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Milani merr primatin në renditje me 12 pikë, aq sa kanë edhe Napoli e Roma në pozitën e dytë, respektivisht të tretë.