Milaim Zeka tregon historinë se si tentuan ta vrisnin duke ia lënë fajin Gani Gecit për vdekjen e tij - Gazeta Express
string(101) "milaim-zeka-tregon-historine-se-si-tentuan-ta-vrasnin-duke-ia-lene-fajin-gani-gecit-per-vdekjen-e-tij"

Milaim Zeka tregon historinë se si tentuan ta vrisnin duke ia lënë fajin Gani Gecit për vdekjen e tij

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 22:48

Gazetari Milaim Zeka ka treguar se si në vitin 2012 ishte përgatitur një atentat ndaj tij, duke tentuar që t’ia lënë fajin Gani Gecit.

Zeka thotë se skenari i këtij atentati ka qenë që revolen me të cilin do ta vranin Milaim Zekën ta vendosnin në veturën e Gani Gecit.

Lexo Edhe:

“Në dhjetorin e vitit 2012, ka qenë i përgatitur një atentat ndaj meje. Skenari ka qenë me vu revolen në makinën e Gani Gecit, edhe me u hap lajmi që gjoja Gani Geci e ka vra Milaim Zeken, për shkak që Milaim Zeka e ka vra Ahmet Krasniqin. Ne kemi bisedu pas një kohe shumë të gjatë me Ganin”, thotë Zeka në Kanal 10.

Ai madje thotë se i urren armët dhe se nuk i ka përdorur kurrë. /Express/