Milaim Zeka i del në krah Hotit, i tregon Kurtit çfarë ndodh nëse s'hiqet taksa - Gazeta Express
string(78) "milaim-zeka-i-del-ne-krah-hotit-i-tregon-kurtit-cfare-ndodhe-nese-shiqet-taksa"

Gazeta Express

27/02/2020 16:08

Milaim Zeka i del në krah Hotit, i tregon Kurtit çfarë ndodh nëse s’hiqet taksa

Gazeta Express

27/02/2020 16:08

Kreu i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, që pak më parë ka kërkuar që sa më shpejt të hiqet taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake, raporton Gazeta Express.

Zeka derisa ka shpërndarë postimin e Hotit, ka shkruar se nëse nuk ndodhë ashtu siç thotë zëvendëskryeministri Hoti, atëherë do të bie qeveria dhe do të izolohet Kosova.

Lexo Edhe:

“Nëse nuk ndodhë kështu si thotë profa, qeveria bjen, Kosova izolohet”, shton ai.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka kërkuar pak më parë që të bëhet sa më shpejtë heqja e taksës së vendosur nga qeveria Haradinaj. Në të kundërtën, Hoti ka paralajmëruar prishje të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në e SHBA-të dhe izolim të shtetit./Express/