Milaim Rama në një lidhje direkte në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 ka folur në lidhje me eliminimin e sontëm të Zvicrës nga Portugalia.
Portugezët triumfuan thellë 5:1 ndaj helvetikëve, për t’u kualifikuar në fazën çerekfinale, shkruan Gazeta Express.
Ish-reprezentuesi i Zvicrës tha se Portugalia ishte jashtëzakonisht e fortë sonte dhe nuk i dha asnjëherë hapësira Zvicrës.
“Ndodhi ajo që se pritëm. Në mendjen time kjo është humbja më e thellë. Nuk jemi mësu ta shohim Zvicrën kështu. Portugalia ishte e përgatitur dhe nuk I dha asnjëherë hapësirë Zvicrës që të sulmojë. Në pjesën e dytë pritshmëria ishte që Zvicra do të këndellet, por Portugalia ishte jashtëzakonisht e fortë sonte. Me meritë është në çerekfinale dhe kështu siç luajti sot mund të jetë në finale”, tha Rama.
Tutje, ai theksoi se nuk mendon që ky do të jetë Botërori i fundit për Xhakën dhe Shaqirin.
“Unë mendoj që ata ende janë në moshë të re. Xherdani ndoshta pasi është në Amerikë, por Graniti është në nivel të ligave më të forta”, përfundoi Rama. /Gazeta Express/