Milaim Rama flet pas ndeshjes së parë të Zvicrës në Kupën e Botës – ky është komenti i tij për Xhakën, Shaqirin e Jasharin - Gazeta Express
string(119) "milaim-rama-flet-pas-ndeshjes-se-pare-te-zvicres-ne-kupen-e-botes-ky-eshte-komenti-i-tij-per-xhaken-shaqirin-e-jasharin"

Sport

Gazeta Express

24/11/2022 23:19

Milaim Rama flet pas ndeshjes së parë të Zvicrës në Kupën e Botës – ky është komenti i tij për Xhakën, Shaqirin e Jasharin

Sport

Gazeta Express

24/11/2022 23:19

Milaim Rama në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 ka folur rreth ndeshjes së parë të Zvicrës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Helvetikët” e zhvilluan sot ndeshjen e parë në kuadër të Grupit G, kundër Kamerunit – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje u fitua nga Zvicra me rezultatin 1:0.

Ish-reprezentuesi i Zvicrës, njëherit edhe futbollisti i parë që luajti në Kampionat Evropian me këtë vend, foli në veçanti për tre futbollistët shqiptarë; Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Ardon Jasharin.

“Granitin jemi mësuar ta shohim ndryshe, por ndoshta ka qenë në presion pasi barra është të ai. Është prit ndoshta më shumë shkak i formës të mirë te Arsenali. Por, Graniti u paraqit mirë. Urojmë ta shohim Granitin si te Arsenali në ndeshjet e tjera. Xherdani që disa muaj nuk ka lojë në këmbët e veta, por e pamë që Xherdani është i vlefshëm për Helvetikët. Ai asistoi dhe Zvicra mori 3 pikë”, tha ai.

Kurse, sa i përket ndeshjes së radhës të Zvicrës, atë kundër Brazilit më 28 nëntor, Rama u shpreh: “Me këtë që e pamë sonte, mendoj se Brazili është top favorit për Kupën e Botës. Zvicra duhet të shtrëngohet pasi do të përballen me një makineri braziliane”.

“Nuk do të jetë e lehtë as me Serbinë. Zvicra do të punoj se si t’i kundërvihet Brazilit njëherë. Murat Yakin di të bëj mrekulli, sepse është trajner që punon shumë në anën taktike. Ai do të punoj këtyre ditëve që të ketë paraqitje dinjitoze, së paku për një barazim”, nënvizoi Rama.

Kurse, sa i përket Ardon Jasharit, që nuk u aktivizua sot te Zvicra, Rama tha se mesfushori i ri duhet të jetë gjithmonë i gatshëm.

“Murat Yakini nuk e ka marrë vetëm sa për ta plotësuar numrin. Ardoni mund të aktivizohet. Ai gjithmonë duhet të jetë i gatshëm, që nëse i jepet mundësi, të e jep më të mirën në fushë”, deklaroi Rama. /Gazeta Express/