Miku i ngushtë i Daorsës: Kishte shenja dhune, kemi fakte për këtë - Gazeta Express
string(64) "miku-i-ngushte-i-daorses-kishte-shenja-dhune-kemi-fakte-per-kete"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:20

Miku i ngushtë i Daorsës: Kishte shenja dhune, kemi fakte për këtë

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 16:20

Rasti i Daorsa Spahijas në Tetovë po zgjeron më tej dyshimet pas deklaratave të mikut të saj të ngushtë, Arbër Zhubi, i cili edhe sot në “Kosova Live” ka hedhur poshtë versionin e vetëvrasjes.

Zhubi thotë se 24-vjeçarja ka pasur shenja të dhunës fizike, të dokumentuara deri pak para momentit kur rasti përfundoi tragjikisht.

“Ka pasur shenja dhune, kemi fakte për të gjitha këto. Ajo nuk ka bërë vetëvrasje, Daorsa është vrarë”, deklaroi ai në intervistë.

Sipas mikut të saj, Daorsa ka jetuar nën kërcënime të vazhdueshme nga partneri i saj 31-vjeçar.

“Ai e ka kërcënuar shpesh se do t’i marrë jetën. Dhe ashtu ndodhi. Daorsa ka shkuar nga kjo botë për shkak të shantazheve, dhunës dhe frikës që i ka shkaktuar ai”, thekson Zhubi.

Ai pretendon se partneri i saj ka vepruar i papenguar për shkak të lidhjeve dhe ndikimit të tij.