Miku i Agim Veliut nga Vetëvendosja e ka një thirrje për LDK-në - Gazeta Express
string(62) "miku-i-agim-veliut-nga-vetevendosje-e-ka-nje-thirrje-per-ldkne"

Gazeta Express

15/01/2020 13:30

Miku i Agim Veliut nga Vetëvendosja e ka një thirrje për LDK-në

Gazeta Express

15/01/2020 13:30

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, e kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të merren vesh sot për koalicionin qeverisës. Në një përgjigje për Gazetën Express përveç apelit që të qohen proceset përpara, Bahtiri nuk ka dashur që t’i komentojë deklaratat e mbrëmshme të mikut të tij, Agim Veliu, nënkryetarit të parë të LDK-së

Agim Bahtiri, që para zgjedhjeve të gjashtë tetorit, është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje nuk po i ndal thirrjet për krijim sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Lexo Edhe:

Madje, ai personalisht është angazhuar në disa takime që ka pasur që t’ia ndërrojë mendjen njërit prej personave më të zëshëm të LDK-së, Agim Veliu, nënkryetarit të parë të partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

I kontaktuar gjatë ditës nga Gazeta Express, Bahtiri nuk ka dashur të komentojë deklaratat e mbrëmshme të Veliut, përveç se ka bërë apel nga siç ka thënë ai njerëzit e devotshëm të LDK-së që të formojnë në emër të qytetarëve koalicionin.

“Unë vetëm e kisha bë një apel te Lidhja Demokratike e Kosovës, te njerëzit e devotshëm të LDK-së, që në emër të qytetarëve që i kanë votuar të lidhin koalicionin, ky është apeli im. Nuk dua t’i komentoj asnjë diskutim po apeli im është që në emër të gjithë qytetarëve, që sot të lidhet koalicioni, edhe Lidhja Demokratike që e ka takimin sot të marrin vendim për t’i bashkuar forcat për t’i çuar proceset përpara, të cilët qytetarët me zemërgjerësi e kanë votuar këtë koalicion të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, situata mes LV-së dhe LDK-së është komplikuar pasi që partia e Isa Mustafës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojnë apo jo ofertën e re për rritje të numrit të ministrive në 14.

Sot ndërkaq, Mustafa ia ka kthyer kundërofertën e LDK-së Albin Kurtit edhe me shkrim. /GazetaExpress/