Mikrobiologu Raka tregon kur pritet të jetë piku i të infektuarve me virus në Kosovë - Gazeta Express
string(84) "mikrobiologu-raka-tregon-kur-pritet-te-jete-piku-i-te-infektuarve-me-virus-ne-kosove"

Mikrobiologu Raka tregon kur pritet të jetë piku i të infektuarve me virus në Kosovë

Gazeta Express

16/03/2020 21:14

Mikrobiologu, Lul Raka, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Klinika infektive në QKUK ka 120 shtretër, pa numëruar klinikat tjera të cilat mund të vijnë në ndihmë në raste të vështira.

Raka shton se kontakti i ngushtë me personat e infektuar mund të ketë pasojë shpërndarjen e virusit vetëm nëse nuk janë përdorur mjete për higjienë.

Lexo Edhe:

‘’Kontakti i ngushtë është vetëm ai që i ka dhënë dorën personit, dhe më vonë nuk ka pastuar duart apo nuk ka përdorur faculetë’, thotë Raka.

‘’Nuk shpërndahet në ajër në distanca më të mëdha se dy metra. Kontakt i ngushtë konsiderohet edhe dikush që ka qëndruar në distancë së paku prej dy metrave për 15 minuta. Nëse është ndryshe atëherë gjasat janë të vogla që të keni infektim’’

‘’Maskat janë të rëndësishme për tu mbrojtur nga virusi.’’, shton ai.

‘’Nëse personi i sëmurë ka lëvizur nëpër aeroplan, atëherë i gjithë ekuipazhi mund të jetë rrezikuar’’

Tutje Raka tregon kapacitet e QKUK’së në luftën ndaj virusit.

‘’Vetëm Klinika Infektive i ka 120 shtretër. Pa i përfshirë klinikat tjera që kanë shtretërit e tyre. Duhet pasur parasysh një fakt që pjesa më e madhe e personave të prekur kanë pasqyrë të lehtë klinike dhe nëse vjen deri te rritja e pacientëve. Këta me pasqyrë të lehtë mund të izolohen në shtëpi. E dimë që jemi në fazat e para dhe këta pacientët e aprë marrin trajtim të jashtëzakonshëm. Por kur kemi pacientë me pasqyrë të lehtë mund të trajtohen edhe nga shtëpia, dhe ata që mund të bien në kontakt me të tillë mund të mos shfaqin simptoma të rënda’’

Raka ka treguar edhe se kur pritet të jetë piku i të infektuarve dhe sa pret të zgjatë kjo gjendje.

‘’Deri pas dy javëve presim të kemi pikun e të infektuarve. Nuk presim që gjatë verës të luftojmë me virusin’’, thotë Raka. /Express/