Mike Tyson, i gatshëm të kthehet në ringun e boksit: Ndihem i pandalshëm - Gazeta Express
string(70) "mike-tyson-i-gatshem-te-kthehet-ne-ringun-e-boksit-ndihem-i-pandalshem"

Mike Tyson, i gatshëm të kthehet në ringun e boksit: Ndihem i pandalshëm

Gazeta Express

09/05/2020 17:29

Mike Tyson thotë se ndihet në të njëjtën mënyrë se si ishte ndierë gjatë kulmit të karrierës së tij, përderisa po përgatitur për t’u kthyer në ringun e boksit.

53-vjeçari i publikoi disa fotografi në llogaritë e tij në rrjete sociale për ta treguar formën e mirë fizike, përderisa zbuloi se po stërvitet për të luftuar në meçe tri apo katër-rundeshe për bamirësi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi e kishte përfunduar karrierën e tij në mënyrë zhgënjyese, me tre disfata në katër meçet e fundit, Tyson tani ndihet se është kthyer në formën e tij më të mirë dhe dëshiron t’u ndihmojë atyre që po vuajnë me varësi dhe të pastrehëve, si pjesë e kthimit të tij.

“Kjo është e gjitha që kam qenë duke e bërë, po i kthehem formën së mirë”, tha Tyson, në një lidhje të drejtpërdrejt në llogarinë e tij në Facebook.

“Tani ndihem i pandalshëm. Ndihem ashtu siç ishte ndierë në kulmin e karrierës sime. Perënditë e luftës ma kanë rindezur egon dhe duan që unë të shkoj në luftë sërish”.

“Imagjinojeni sikur të dilja dhe të luftoja dhe mund t’i ndihmoja të gjithë ata njerëzit për të cilët fola më parë”. /Gazeta Express/