''Mik dhe armik i të gjithëve''/ Damir Fazlliç rishfaqet në Tiranë, e pret gazetari i Top Channel - Gazeta Express
string(91) "mik-dhe-armik-i-te-gjitheve-damir-fazllic-rishfaqet-ne-tirane-e-pret-gazetari-i-top-channel"

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2021 15:32

”Mik dhe armik i të gjithëve”/ Damir Fazlliç rishfaqet në Tiranë, e pret gazetari i Top Channel

Shqiperi

Gazeta Express

07/09/2021 15:32

Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç prej disa ditësh ndodhet në Tiranë.

Damir Fazlic është një biznesmen boshnjak i sulmuar vazhdimisht nga Rama dhe opozita e majtë gjatë qeverisë Berisha. Fazlicin e kanë cilësuar si mik dhe bashkëpunëtor të Sali Berishës, duke e akuzuar për marrje tenderash në mënyrë abuzive. Sipas Ramës ai shpërblehej me tendera për lobimin që kryente në Uashington pro Sali Berishën.

Fazlliç ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave nga politikanë dhe media pranë së majtës në Shqipëri për lidhjet korruptive me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në shkurt të 2020 Damir Fazliç ishte ulur përballë Edi Ramës në konferecën e këtij të fundit për shtyp në Uashington.

Qëllimi i vizitës së tij në Tiranë nuk dihet, megjithatë Fazlliç është parë në një prej bareve të kryeqytetit pak ditë më parë me ish-ministrin e PD-së, Arben Imami.

Së fundmi është gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ai që është takuar me Fazlliç. Është e paqartë nëse ky i fundit i ka marrë ndonjë intervistë biznesmenit që vetëm pak muaj më parë Top Chanel i dedikoi thuajse një emision të tërë investigativ lidhjeve të tij “të errëta” me Berishën dhe zyrtarë të tjerë demokratë.

“6 tetor 2008, u takua në Londër me Damir Fazlic dhe realizova një intervistë me të për topchanneltv. Të nesërmen ajo që më tha ishte lajm i faqeve të para, në çdo gazetë në Shqipëri. Që nga ajo kohë ne mbajtëm lidhje, por sot pas 13 vitesh arritëm të kishim një takim kafe përsëri”, shprehe gazetari Veliu.

Fazlliç më herët e ka sulmuar ashpër në rrjetet sociale kryedemokratin Lulzim Basha, duke e quajtur me epitetin ofendues “Borati i Ballkanit”.

Çfarë thotë Top Channel për Fazlliç:

“Boshnjaku (Fazlliç) është cilësuar si agjent i CIA-s, trafikant mbetjesh bërthamore, pastrues parash dhe biznesmen kontrovers; këto akuza, shpesh me shumë pak fakte, nuk janë provuar kurrë. “Miku” i kryeministrit Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç, pranon në atë kohë para hetuesve të njësisë së Task-Force-s së prokurorisë së kryeqytetit se me studion ligjore “Malltezi & Kola” ka pasur marrëdhënie pune. Kjo studio ishte e Argita Berishës dhe ortakes së saj. Sipas tij nëpërmjet kësaj studioje ai ka kryer konsulencën juridike për shoqëritë e tij”.