Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë Portugalinë.
Kryeministri Louis Montenegro tha se “ato janë tërbuar në të gjithë vendin”.
Temperaturat në Portugali kanë kaluar 30 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe pritet të mbeten të larta për ditë të tëra.
Sipas mediave lokale, së paku dy persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve.
Autoritetet portugeze kanë paralajmëruar se ka rrezik që zjarret të shpërthejnë në shumë rajone qendrore dhe veriore të vendit deri të mërkurën, ndërsa kërcënimi do të mbetet “shumë i lartë” deri të premten.
Dhjetë mijë hektarë tokë janë djegur tashmë midis Portos dhe Aveiros në veri, raportoi agjencia portugeze e lajmeve Lusa.
Po sipas raportimeve në media, spitalet në zonat e prekura janë duke pranuar njerëz me djegie, vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime të tjera nga zjarret.
Policia i ka mbyllur autostradat, duke përfshirë rrugën kryesore midis Lisbonës dhe Portos.
Së paku 12 zjarrfikës janë lënduar – dy prej tyre më rëndë.
BE-ja tha se do të dërgojë tetë avionë zjarrfikës në Portugali për ta ndihmuar këtë vend në shuarjen e flakëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku “po mobilizohet urgjentisht” dhe u kërkoi vendeve të tjera anëtare të dërgojnë po ashtu ndihma./REL
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...