Mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike në Berlin - Gazeta Express
string(51) "mijera-shtepi-mbeten-pa-energji-elektrike-ne-berlin"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:07

Mijëra shtëpi mbeten pa energji elektrike në Berlin

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 16:07

Dyshohet zjarrvënie në shtyllat e tensionit të lartë

Mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në juglindje të Berlinit pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike, përcjell albinfo.ch.

Më shumë se 43,000 familje dhe 3,000 biznese mbeten pa energji elektrike, ndërsa hetimet fillestare tregojnë se ndërprerja e energjisë elektrike u shkaktua nga zjarrvënia e qëllimshme, pasi dy shtylla të tensionit të lartë u përfshinë nga flakët.

Flakët tani janë shuar dhe policia është në vendngjarje për të hetuar shkakun e zjarrit.

Shërbimet e emergjencës janë dërguar në zonat e prekura të Altglienicke, Grünau, Adlershof, Spindlersfeld, Alt-Johannisthal dhe Oberschöneweide, sipas një postimi të policisë në X.

Ndërprerja shkaktoi jashtë funksionit tramvajet në zonë, si dhe semaforët, sipas policisë.