string(63) "mijera-palestineze-nxitojne-per-te-marre-pako-me-ndihma-ne-gaze"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 12:43

Mijëra palestinezë nxitojnë për të marrë pako me ndihma në Gazë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 12:43

Qendra e parë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpërndarjen e ndihmave në Gazë u hap në Rafah, pas një bllokade prej gati tre muajsh të vënë nga Izraeli për hyrjen e furnizimeve humanitare në Gazë.

Skema u mbingarkua shpejt, teksa mijëra njerëz u përpoqën të siguronin pao ushqimore. Izraeli tha se qendra e re e shpërndarjes do t’ia pamundësojë Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – vjedhjen e ndihmave, teksa grupet humanitare dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaruan se skema shkel parimet humanitare. /REL/