Mijëra marinsa dhe ushtarë amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme - Gazeta Express
string(65) "mijera-marinsa-dhe-ushtare-amerikane-mberrijne-ne-lindjen-e-mesme"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 9:59

Mijëra marinsa dhe ushtarë amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme

Lajme

Gazeta Express

29/03/2026 9:59

Mijëra marinarë dhe ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Lindjen e Mesme me një anije luftarake, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.

Anija luftarake USS Tripoli transporton rreth 3,500 persona, si dhe aeroplanë luftarakë transporti dhe sulmi, si dhe asete sulmi dhe taktike.

CENTCOM tha se ata mbërritën në “zonën e përgjegjësisë”.

Raportohet se mbërritja e tyre vjen gjatë spekulimeve mbi një pushtim të mundshëm tokësor të Iranit.

Sipas Washington Post, po bëhen përgatitje që SHBA-të të ndërmarrin një veprim të tillë.

Megjithatë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u tha gazetarëve të premten se lufta do të përfundojë brenda javësh, jo muajsh, dhe se SHBA-të nuk kanë nevojë për trupa në terren për të pasur sukses. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement