Mijëra fotografi në garë për albumin “Prishtina N'shpi” - Gazeta Express
string(52) "mijera-fotografi-ne-gare-per-albumin-prishtina-nshpi"

Mijëra fotografi në garë për albumin “Prishtina N’shpi”

Gazeta Express

11/05/2020 20:09

Më shumë se 500 autorë kanë ndarë me garën PRISHTINA N’SHPI, rreth 2500 fotografi të realizuara në kryeqytet gjatë ditëve të izolimit.

Në thirrje, qytetarët e Komunës së Prishtinës ishin ftuar të dërgojnë fotografi që reflektonin jetën në shtëpi, duke u fokusuar në material që pasqyron hapësirat e brendshme, jetën në vetminë apo shoqërinë e katër mureve, njerëzit dhe kafshët e jetës, pamjet nga dritaret e shtëpisë, intimitetin e jetuar apo munguar, të gjithë spektrumin e emocioneve që sjellë përditshmëria në izolim.

Lexo Edhe:

Të drejtë pjesëmarrje kishin të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe fshatrave të Komunës së Prishtinës. Pjesëmarrësit u ftuan të dërgojnë deri në pesw fotografi të shkrepura me mobil apo aparat, në të gjitha formatet e mundshme, nga data 29 Prill deri në mesnatën e datës 10 Maj, 2020.

Fotot e përzgjedhura do të publikohen në platformën prishtina.photos si dhe në një libër fotografik që do të editohet dhe publikohet nga kolektivi Andrrat Moderne.

Secili pjesëmarrës i përzgjedhur do të marr një libër kurse tre fituesit e garës shpërblehen me:

Vendi i parë 500 euro

Vendi i dytë 300 euro

Vendi i tretë 100 euro

Fotot do të përzgjidhen nga një juri profesionale e përbërë nga tre anëtare, profesionistë në fushën e fotografisë, artistë dhe shkrimtarë.

-Rina Krasniqi

Shkrimtare dhe publiciste

Andrrat Moderne

-Valdrin Xhemaj

Fotograf dokumentar

European Press-Photo Agency

-Atdhe Mulla

Fotograf, Redaktor i Fotografisë

Kosovo 2.0

PRISHTINA N’SHPI është garë e organizuar nga platforma PRISHTINA dhe Kolektivi Andrrat Moderne + Ermal, inicuar dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës.