Mijëra banorë pa ujë në Shkodër, situatë e rënduar në disa fshatra - Gazeta Express
string(65) "mijera-banore-pa-uje-ne-shkoder-situate-e-renduar-ne-disa-fshatra"

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 13:40

Mijëra banorë pa ujë në Shkodër, situatë e rënduar në disa fshatra

Shqiperi

Gazeta Express

02/07/2025 13:40

Mungesa e ujit të pijshëm vijon të jetë një problem i madh për fshatrat e Shkodrës, ku prej vitesh investimet në rrjet nuk kanë sjellë rezultat. Në njësinë Rrethina, tubacionet janë shtruar, por uji nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive.

Në Bërdicë, banorët mbushin ujë në një çezmë publike, shpesh me radhë e bidona në duar. Situata është kritike edhe në Golem, ku thatësira ka ndikuar në bujqësi dhe ka nxitur largimin e banorëve. Ata shprehen të zhgënjyer nga autoritetet, që sipas tyre nuk kanë ofruar as zgjidhje, as përgjegjësi.