Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 22:58

Mijëra amerikanë protestojnë për të drejtën e armëmbajtjes

Lajme

Gazeta Express

20/01/2020 22:58

Mijëra mbështetës të së drejtës për armëmbajtje protestuan sot në Richmond, kryeqytetin e shtetit të Virxhinias, në një tubim nën mbikëqyrje të rreptë nga frika e veprimeve të dhunshme të grupeve të ekstremit të djathtë.

“USA! USA!”, bërtisnin protestuesit, shumë prej të cilëve ishin veshur me xhaketa gjuetie. Të mbledhur që në orët e para të mëngjesit, ata synojnë të denoncojnë projektligjet që kufizojnë mundësinë e armëmbajtjes.

Sheshi i Capitole-it, selia e qeverisjes vendore përpara së cilës u zhvillua protesta, u vu nën mbikëqyrje shumë të rreptë nga forca të shumta policore dhe u rrethua me gardhe sigurie.

Shumë protestues mbanin afishe portokalli, ku shkruhej “Armët shpëtojnë jetë”.