Mihrije Braha tregon arsyen pse u dënua me një vit burgim - Gazeta Express
string(57) "mihrije-braha-tregon-arsyen-pse-u-denua-me-nje-vit-burgim"

Mihrije Braha tregon arsyen pse u dënua me një vit burgim

Rozë

Gazeta Express

28/11/2020 8:42

Tashmë që koncertet muzikore nuk janë problem për artistët, dikur nuk ka qenë kështu.

Për shumë këngëtarë të estradës shqiptare, tre dekada më parë ka qenë e vështirë të udhëtonin në vendet fqinj për koncertet e tyre. Madje, edhe janë dënuar me burg.

Lexo Edhe:

Një dënim i tillë i është shqiptuar edhe Mihrije Brahës.

Braha ka rrëfyer se si në vitin 1995 ishte dënuar me një vit burg në Maqedoni.

“Nisemi me Naimin të shkojmë në Maqedoni dhe na ndalin policia, thonë pse keni qenë në Shqipëri. Na i morën pasaportat, na kthejnë, na dënojnë një vit burg, ndërsa me kusht dy vite dhe me dinarë”, tregoi Mihrija.

Por, ajo së bashku me Naimin nuk zgjodhën të ngujohen, por që paguan dënimin me para.