Mihrije Braha rikthehet me këngë të re, shfaqet e mahnitshme në videoklip - Gazeta Express
string(72) "mihrije-braha-rikthehet-me-kenge-te-re-shfaqet-e-mahnitshme-ne-videoklip"

Mihrije Braha rikthehet me këngë të re, shfaqet e mahnitshme në videoklip

Gazeta Express

14/02/2020 16:44

Mihrije Braha i rikthehet muzikës me këngë të re.

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha është kthyer me këngë të re pas një pauze të gjatë në skenë.

Lexo Edhe:

“Kollaj” mban titullin projekti i saj më i ri, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria.

Ky videoklip i është besuar produksionit “M Production”, si një nga bashkëpuntorët e përhershm të Mihrijes.

Këngën tashmë e gjeni të lansuar në YouTube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku ky rikthim i artistes shqiptare.

Përkundër viteve, biondja vjen në formë të mahnitshme me një paraqitje tejet atraktive.

Mihrije Braha – Kollaj