Mihrije Braha: Bëj video me i shti njerëzit me qesh - Gazeta Express
string(50) "mihrije-braha-bej-video-me-i-shti-njerezit-me-qesh"

Mihrije Braha: Bëj video me i shti njerëzit me qesh

Rozë

Gazeta Express

06/10/2022 7:34

Video të shumta që këngëtarja, Mihrije Braha ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”, u bënë virale muajve që lamë pas.

E lidhur me këto publikime në rrjetet sociale, komentet e të tjerëve dhe përfitimet materiale që ajo mund të ketë pasur nga këto postime, Mihrije Braha

Lexo Edhe:

Artistja tregoi se këto video i publikon që t’iu jap njerëzve pozitivitet dhe ti bëjë qytetarët të qeshin, pasi sipas saj kanë një jetë shumë interesante jashtë kamerave.

“Shiko na e kemi jetën aq interesante jashtë kamerave, saqë ndonjëherë them hajt qysh se bëra një video me qesh njerëzit me i shti me qesh me ju dhanë pozitivitet”, tregoi ajo për lajmi.net.

Këngëtarja tutje tha se nuk merr ndonjë para nga rrjetet sociale, pasi sipas saj ajo këto video i bënë për me qenë në hap me kohen dhe jo se duhet me fitu para.

Po ashtu Mihrija tregoi se këtë periudhë më aktive është në “Instagram” sesa në “Tik-Tok”, pasi ajo tha se ka kuptuar që në Instagram ka një kategori të njerëzve që janë më në nivel ndërsa në “Tik-Tok” bëjnë pjesë një shtresë e njerëzve që shpesh herë janë “banal”.

“Edhe pse e kam kuptuar që Instagrami e ka një strukturë tjetër dhe kategori të njerëzve që unë mendoj se janë me nivel, e në “Tik-Tok” janë një shtresë tjetër e njerëzve që dinë me qenë aq banal sa që ndonjëherë me trishtojnë”, shtoi ajo.

Ndër tjerash Braha foli edhe për komentet negative të njerëzve ku tha se tani ata janë bërë imun ndaj këtyre komenteve.