Mihal Kokëdhima 2? Pronari i restorantit në Sarandë e ndjek me thikë në dorë klientin - Gazeta Express
string(84) "mihal-kokedhima-2-pronari-i-restorantit-ne-sarande-e-ndjek-me-thike-ne-dore-klientin"

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 17:18

Mihal Kokëdhima 2? Pronari i restorantit në Sarandë e ndjek me thikë në dorë klientin

Lajme

Gazeta Express

07/08/2022 17:18

Një tjetër ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në jug të vendit, ku pushuesit përveç çmimeve të larta vijojnë dhe përballen me arrogancën dhe dhunën e pronarëve të restoranteve dhe hoteleve.

Video që do të shihni më poshtë është xhiruar në një restorant ën Sarandë, ku klienti ka patur një përplasje me pronarin, i cili e ndjek në rrugë me thikë në dorë.

Lexo Edhe:

Ende pa kaluar dhimbja që përjetuam ditën e martë, ku skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase përplasi për vdekje në breg të detit 7-vjecaren Jonada Avdia, një tjetër ngjarje mund të ishte kthyer në tragjedi, siç është rasti i restorantit në Sarandë.

Kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.