Miftaraj: VV-së nuk i konvenojnë zgjedhjet me përkrahje 32–34% - Gazeta Express
string(60) "miftaraj-vv-se-nuk-i-konvenojne-zgjedhjet-me-perkrahje-32-34"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 23:54

Miftaraj: VV-së nuk i konvenojnë zgjedhjet me përkrahje 32–34%

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 23:54

Ehat Miftaraj nga IKD deklaroi se zgjedhjet nuk do t’i konvenojnë VV-së nëse përkrahja e saj mbetet, sipas të ”dhënave të sondazheve, në nivelin 32–34%”. Por nëse ka rritje në sondazhe, atëherë skenari ndryshon.

Miftaraj tutje ka shtuar se e gjithë situata do të qartësohet pas të dielës.

“Pas së dielës mund të kemi një qartësi politike. Partitë i kanë sondazhet e veta. Nëse e marrim për bazë Vetëvendosjen, dhe nëse janë të sakta të dhënat që tregojnë rënie në përkrahje – pra rreth 32-34% – atëherë nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja. Por, nëse ka rritje dhe arrijnë në 40-45% në sondazhe, atëherë zgjedhjet do t’u konvenojnë,” tha Miftaraj në RTV21.