Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia - Gazeta Express
string(95) "miftaraj-thote-se-ka-informacione-se-autopsia-percaktoi-se-agon-zejnullahu-u-ngufat-nga-policia"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 8:47

Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

Lajme

Gazeta Express

09/07/2025 8:47

Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën mes 6 dhe 7 korrikut në Lipjan, me policë përreth tij që i hodhën ujë në fytyrë, si për t’i dalë në ndihmë një një mënyrë krejtësisht amatore, vetëm pasi ai s’po reagonte më.

Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.

Pamje të rënda, të cilat megjithëse të pakontekstualizuara, treguan të riun që nxirrej nga një veturë dhe shtrihej në asfalt, me të paktën tre zyrtarë policorë mbi të që po përpiqeshin t’ia lidhnin duart. Ata shihen duke i përdorur edhe gjunjtë për ta neutralizuar të riun. Njëri madje ia vendos dhe ia mban gjurin në qafë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi i tha Radios Evropa e Lirë të martën se ka informacione që e lidhin drejtpërdrejt vdekjen e të riut me veprimet e policisë gjatë arrestimit.

“Në bazë të informatave që na kanë ardhur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, del se autopsia ka përcaktuar se viktima është ngufatur nga policia. Do të thotë, policët kanë ndikuar – në njëfarë mënyre – në vdekjen e të riut”, thotë Miftaraj.

Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë u arrestuan dhe rasti aktualisht është i cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”. Ata pritet të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.