Miftaraj: Shtete si SHBA e Gjermania nuk ndajnë informacione të inteligjencës nëse ke Kryeprokuror të kontestuar - Gazeta Express
string(111) "miftaraj-shtete-si-shba-e-gjermania-nuk-ndajne-informacione-te-inteligjences-nese-ke-kryeprokuror-te-kontestuar"

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 21:51

Miftaraj: Shtete si SHBA e Gjermania nuk ndajnë informacione të inteligjencës nëse ke Kryeprokuror të kontestuar

Lajme

Gazeta Express

17/10/2023 21:51

Ehat Miftaraj nga IKD tha në “Pressing” në T7 se ambasadat e huaja kërkojnë kryeprokuror me integritet me të cilin kanë mundësi me bashkëpunu. Sipas tij, në rast se zgjedhet një kryeprokuror nga një proces i kontestuar, atëherë shtetet e mëdha si Amerika e Gjermania nuk ndajnë informata inteligjente me Kosovën.

“Po flasim për një proces që u kontestu nga SHBA, nga Komisioni Europian, nga zyra e BE-së, nga Gjermania”, tha ai në “Pressing”, ku po diskutohet për mosdekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit.

“Po themi e dekretojmë një kryeprokuror nga ky proces, tash para 2-3 muajsh është nënshkru një marrëveshje mes amerikanëve dhe kryeministrit për mi ruajtë informatat që i marrim nga amerikanët. Pse ndodh ajo? Ndodh sepse Amerika don me u siguru që informatat e inteligjencës që t’i jep mos mi keqpërdorë. Kjo lidhet që një shtet si Amerika, Gjermania, ose shtet i BE-së nuk ndan informata as inteligjente me ty, nuk ndan as dëshmi për raste të hetimit, nëse një kryeprokuror të shtetit e ki prej një procesit të kontestuar”, tha Miftaraj, transmeton Gazeta Express.