Miftaraj ironizon VV-në: Deputetë për disa minuta, ministra gjithë ditën – sfilata e 34-të në Kuvend - Gazeta Express
string(96) "miftaraj-ironizon-vv-ne-deputete-per-disa-minuta-ministra-gjithe-diten-sfilata-e-34-te-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:47

Miftaraj ironizon VV-në: Deputetë për disa minuta, ministra gjithë ditën – sfilata e 34-të në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 12:47

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën politike në vend, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit.

Ai e ka përshkruar mbledhjen e fundit si “sfilatën e 34-të në Kuvendin e Kosovës”, duke theksuar se deputetët kanë shkëlqyer – por jo për nga puna parlamentare.

“Deputetët shkëlqyen,” u shpreh Miftaraj, duke komentuar me ironi praninë e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë. “Lëvizja Vetëvendosje qëndron stoike në qëndrimin e saj. Nga adresimet e tyre për media shihet se po ndihen mrekullueshëm, kur disa prej tyre po luajnë dy role njëkohësisht – rolin e deputetit për disa minuta çdo 48 orë dhe rolin e ministrit pjesën tjetër të ditës.”, tha ai.

Ai shtoi se pas kësaj “sfilate”, ministrat-deputetë u larguan me veturat zyrtare, të cilat i kishin lënë të ndezura gjatë gjithë kohës, pavarësisht vapës së qershorit. “Deputetët-ministra hipën në makinat zyrtare që qëndronin të ndezura në vapën verëzlluese të kësaj dite qershori,” përfundoi Miftaraj.