Ehat Miftaraj nga IKD thotë se dita e diele, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale, është shumë e rëndësishme për politikanët kosovarë.
Teksa shtoi se pas balotazhit mund të bëhet ndonjë marrëveshje mes partive, me të cilën sipas tij nuk do të ketë nevojë të ketë zgjedhje të reja parlamentare.
“Nuk është e çuditshme që nesër i ndërrojnë qëndrimet varësisht se si është e vërtetë që për ta është shumë e rëndësishme dita e diel sepse ditën e diel një far mënyre ka me ardhë një mesazh se ku, se cila parti politike qëndron, pastaj pas dy javësh është balotazhi dhe aty mundem ndoshta me pasë ndonjë marrëveshje mes këtyre partive që deri dje kanë qu njëra tjetrën armiqësore, gjejnë mënyra të bashkëpunimit ku bëhen ndoshta partnerë ka shkuar vendi në zgjedhje hiq me këtë qeveri do të thotë, pa pas nevojë me shku fare në zgjedhje”, tha ai.
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...