Miftaraj për masën e përkohshme të Kushtetueses nga 27 Korriku: Ky është lapsus i Gjykatës - Gazeta Express
string(89) "miftaraj-per-masen-e-perkohshme-te-kushtetueses-nga-27-korriku-ky-eshte-lapsus-i-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 23:45

Miftaraj për masën e përkohshme të Kushtetueses nga 27 Korriku: Ky është lapsus i Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 23:45

Ehat Miftaraj nga IKD në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se efekti i kësaj mase është se nga data 27 korrik deri më 8 gusht Kuvendi nuk mund të mblidhet.

“Por që për neve është e paqartë sepse Gjykata këtë vendim ta merrte që në momentin që e ka lëshuar masën, d.m. th nga sot dhe s’ka kuptim nga data 27, sepse nga data 26 kalon afati 30 ditor, ky është lapsus i gjykatës”, tha Miftaraj.

Theksojmë se Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.

Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.