Miftaraj për kolapsin në KEK-ut: Nëse ndodh, nesër në 8 të mëngjesit duhet të japë dorëheqje Rizvanolli - Gazeta Express
string(101) "miftaraj-per-kolapsin-ne-kek-ut-nese-ndodh-neser-ne-8-te-mengjesit-duhet-te-jape-doreheqje-rizvanolli"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:44

Miftaraj për kolapsin në KEK-ut: Nëse ndodh, nesër në 8 të mëngjesit duhet të japë dorëheqje Rizvanolli

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 13:44

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar lidhur me kolapsimin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe njoftimin e KESCO-s se nga nesër do të duhet të importojnë të gjithë sasinë e rrymës për konsumatorët kosovarë.

Miftaraj ka thënë se nëse ndodh kjo, ministrja Artane Rizvanolli duhet të dorëhiqet nesër në mëngjes.

“Lajm teper i keq per qytetaret. Parajse financiare per tregtaret e rrymes nga pushteti.Ministre Rizvanolli nese kjo ndodh, neser ne ora 8 ne mengjes ofrimi i doreheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”, ka shkruar Miftaraj./Express/