Miftaraj: Kushtetuesja s'ia njeh të drejtën e vetos Listës Srpska sepse nuk e ekziston një e drejtë e tillë - Gazeta Express
string(105) "miftaraj-kushtetuesja-sia-njeh-te-drejten-e-vetos-listes-srpska-sepse-nuk-e-ekziston-nje-e-drejte-e-tille"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 20:38

Miftaraj: Kushtetuesja s’ia njeh të drejtën e vetos Listës Srpska sepse nuk e ekziston një e drejtë e tillë

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 20:38

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se institucioni më i lartë juridik në vend nuk i njeh të drejtën e vetos Listës Serbe.

“S’ka si ta njohë Gjykata Kushtetuese një të drejtë të tillë kur ajo nuk është e përcaktuar as në Kushtetutë, as në praktikën e Gjykatës dhe as në praktikën parlamentare,” ka shkruar Miftaraj.

Ai ironizoi me ata që kanë përmendur për një veto të mundshme të Listës Serbe, duke i quajtur ato “të drejta imagjinare dhe fiktive” të shpikura nga “ekspertë me korrespondencë made in Vuvuzela”, siç u shpreh ai, “sepse kështu iu ka kërkuar nëna parti dhe Dejonka.”