Miftaraj i drejtohet Bashës: Mos boni filma se boll e keni vonu konstituimin, lexone aktgjykimin e gushtit të Kushtetueses - Gazeta Express
string(120) "miftaraj-i-drejtohet-bashes-mos-boni-filma-se-boll-e-keni-vonu-konstituimin-lexone-aktgjykimin-e-gushtit-te-kushtetueses"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 16:59

Miftaraj i drejtohet Bashës: Mos boni filma se boll e keni vonu konstituimin, lexone aktgjykimin e gushtit të Kushtetueses

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 16:59

Ehat Miftaraj i është drejtuar kryetarit të ri të kuvendit, Dimal Basha nga radhët e VV-së, duke i thënë se ‘’boll e keni vonu konstituimin’’, dhe se mos të bëjnë ‘’filma’’ me e dëshmu se sa janë patriota.

Këto komente Miftaraj i ka bërë pasi që sot në seancën konstituive nuk është zgjedhur nënkryetari i parlamentit nga ana e komunitetit jo shumicë serb.

Ai i ka thënë Bashës dhe VV-së që ta lexojnë pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025

Postimi:

Kryetar Dimal Basha,

Lëvizje Vetvendosje

Lexone pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025.

Mos boni filma, mos na dëshmoni sa jeni patriota se kush ka qenë patriot e trim e ka tregu veten në vitet 90.

Dëshmonu bile se e doni vetem pak këtë Republikë dhe I respektoni vendimet e Gjyjatës Kushtetuese.

Edhe Rregulloren e Kuvendit nenin 12 lexone. Vet e keni shkru, me vota tuaja u miratu.

Tash edhe kete ceshtje doni me sjell punen me dergu ne kushtetuese dhe me vonu konstituimin edhe disa jave a muaj a?

Mosni, se boll e keni vonu konstituimin. Çka eshte teper, eshte teper.