Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se letra me komente e presidentes Vjosa Osmani drejtuar kushtetueses është deklaratë e fuqishme politike, por me argumentim të dobët kushtetues dhe juridik.
Miftaraj thotë se politikisht do të ishte korrekte nëse një letër e tillë do t’iu drejtohej përfaqësive diplomatike për të mbrojtur qëndrimin e saj për procesin e konstituimit.
“Sidoqofte, GJK nuk mund te bazoj aktgjykimin ne deklarata politike dhe udhezime pa ndonje vlere apo argument kushtetues dhe juridik.Eshte e pazakonte qe ne takime me ambasadore te mbaj qendrim neutral kurse ne konferenca per media qendrim tjeter”, shkruan Miftaraj./Express/