Miftaraj: Dua të besoj që Kushtetuesja e ruan standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por t’i kufizohet e drejta - Gazeta Express
string(121) "miftaraj-dua-te-besoj-qe-kushtetuesja-e-ruan-standardin-qe-partia-e-pare-ta-propozoje-kryetarin-por-ti-kufizohet-e-drejta"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 22:04

Miftaraj: Dua të besoj që Kushtetuesja e ruan standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por t’i kufizohet e drejta

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 22:04

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD),  tha se beson që Gjykata Kushtetuese do të ruajë standardin që partia e parë ta propozojë kryetarin, por që sipas tij, partisë së parë duhet t’i kufizohet kjo e drejtë.

“Unë du me besu që Gjykata Kushtetuese ndoshta e ruan standardin së paku edhe një herë që partia fituese, do të thotë në njëfarë mënyre ende i takon e drejta me propozu kryetarin e Parlamentit, por që kjo e drejtë duhet me u kufizu, një herë apo dy herë”, tha ai.

Miftaraj tha në “Tempus” se kjo e drejtë nuk do të thotë që të vazhdohet sikur deri më tani 30 herë, 40 herë e 50 herë.

Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese në një mënyrë ka ritheksuar se partia e parë e ka obligim të bëjë diskutim, konsensus, të arrijë pajtimin me partitë e tjera që të bëhet konstituimi i Kuvendit.

“Sepse nuk është e drejtë absolute e partisë së parë veç me propozu emrin, por është përgjegjësi absolute e partisë së parë, në njëfarë mënyre me e gjet konsensusin, pajtueshmërinë me partitë tjera që me i siguru 61 vota për konstituimin e Kuvendit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve”, shtoi tutje ai. /BetimipërDrejtësi