string(48) "microsoft-shkurton-3-per-qind-te-fuqise-punetore"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:40

Microsoft shkurton 3 për qind të fuqisë punëtore

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:40

Microsoft do të shkurtojë 3 për qind të fuqisë së saj globale punëtore duke reduktuar strukturën menaxhuese të kompanisë. Shkurtimet do të prekin të gjitha ekipet, nivelet dhe filialet e ndryshme të Microsoft.

Përmes një deklarate kompania tha se këto shkurtime janë të nevojshme dhe ato vinë mas shkurtimeve të mëdha të 2023 ku 10,000 punonjës u larguan.

Microsoft dhe kompanitë e tjera të mëdha po përballen me vështirësi në kushte ekonomike të paqarta për shkak të tarifave tregtare të Shteteve të Bashkuara.

Largimet masive nga puna janë bërë diçka e zakonshme në vitet e fundit ndërsa kompanitë shumëkombëshe po vlerësojnë fuqinë punëtore të nevojshme pas punësimit të tepruar gjatë pandemisë.